
Kreyministri Sali Berisha ka lënë mënjanë zhvillimet politike, ndërsa në konferencën e rradhës për shtyp ka folur për sezonin turistik.
Ai bëri thirrje për angazhim nga të gjithë për të finalizuar sezonin turistik më të suksesshëm të vendit.
Sipas kryeministrit Berisha, fluksi i turistëve sa po vjen e rritet. Ai theksoi faktin që gjatë muajit prill, qeveritë vendore kanë qenë të angazhuar në fushatë, ndaj tani duhet angazhim total për të ofruar shërbim sa më cilësor.
“Jam sot kët për tu bërë thirrje të gjitha qytetarëve, qeveritarëve vendore, përfaqësuesve të qeverisë qëndrore, të ndjekim me ngazhim maksimal finalizimin e të gjitha projekteve për sezonin më të suksesshëm turistik të vendit”
Kryeminstri tha, se vendin tonë, juritë e agjencive turistike më prestigjoze në botë e kanë vlerësuar si destinacionin e parë në planet, e kanë vlerësuar si “Miss Bota”.
Qytetarët, mikpritja shqiptare dhe shërbimi I shkëlqyer, janë çelësi i suksesit, tha ai.
© Panorama.al











