“Tuneli i Llogarasë, ndërtim pa leje me 190 milionë euro”- Këlliçi: Standarde të dyfishta! “Prestige Resort” u hodh në erë sepse media nuk ndiqte linjën editoriale që donte qeveria

Nov 12, 2025 | 21:36

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në “News24”, ku akuzoi qeverinë për standarde të dyfishta dhe represion ndaj mediave që nuk ndjekin linjën e saj politike.

kelliçi

Belind Këlliçi përmendi rastin e “Prestige Resort”, i cili u hodh në erë nga qeveria, pasi televizioni News 24, nuk ndiqte një linjë editoriale pro qeverisë.

“Ju jeni një media e cila e keni vuajtur në kurriz represionin e qeverisë, mos harroni që biznesi legjitime të kësaj medie, janë hedhur në erë nga qeveria”, tha ai.

Sipas tij, rasti i tunelit të Llogarasë tregon qartë standardin e dyfishtë të qeverisë, pasi edhe pse sipas tij është pa leje, u ndërtua.

“Tuneli është një ndërtesë pa leje, lejen e dhënë me kusht në 2022, të zbardhur në 2025 dhe më të njëjtën standard, Hotel Prestige është hedhur në erë sepse nuk ruante linjë editorale që donte qeveria, kjo hyn edhe te dhunimi i medias censura e të tjera.

Tuneli i Llogarasë ka marrë 190 milion euro për një ndërtim pa leje, ndërkohë një qytetarinuk e rregullon dot shtëpinë se të vijnë 7 inspektorate në shtëpi, njëri të gjobit, njëri të merr në komisariat”, tha ai.

Këlliçi: Ju jeni një media e cila e keni vuajtur në kurriz represionin e qeverisë, mos harroni që bizneset legjitime të kësaj medie, janë hedhur në erë nga qeveria. Po të merrni standardin, kemi një standard të dyfishtë me tunelin e Llogarasë. Tuneli është një ndërtesë pa leje, lejen e dhënë me kusht në 2022, të zbardhur në 2025.

Hotel Prestige është hedhur në erë sepse media nuk ruante linjë editorale që donte qeveria, kjo hyn edhe te dhunimi i medias censura e të tjera. Tuneli i Llogarasë ka marrë 190 milion euro për një ndërtim pa leje, ndërkohë një qytetari nuk e rregullon dot shtëpinë se të vijnë 7 inspektorate në shtëpi, njëri të gjobit, njëri të merr në komisariat.

Është bërë një dëm shumë i madh për qytetarët. Fajin e kanë këta për çdo gjë që ndodh dhe kjo ka ndikuar jo pak edhe te vrasja e nervit opozitar. Edhe vetë po të flas te PD, sapo vijë nga një takim në Njësinë 9. Nuk është e lehtë të qëndrosh në opozitë për 12 vite me radhë. Të paktë janë njerëzit idealistë dhe që përballojnë represionin, trajtimin me standard të dyfishtë.

© Panorama.al

Te lidhura