Trump takohet me Emirin e Katarit në Doha gjatë ndalesës me Air Force One: Keni një Lindje të Mesme të sigurt dhe shpresoj të mbetet kështu

Oct 25, 2025 | 21:58

Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua këtë të shtunë (25 tetor) me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, gjatë një ndalesë për furnizim të Air Force One në Dohë, si pjesë e turneut të tij në Azi.

trump emiri katarit

Takimi u zhvillua pas ftesës së Emirimit, i cili tha: “Sapo mësova që do të ndalesh për furnizim, mendova, ‘Nuk do ta lë të niset pa kaluar për t’ia dorëzuar përshëndetjen’”.

Trump e vlerësoi Emirin si një nga liderët më të mëdhenj të botës dhe shtoi: “Duam të shprehim mirënjohjen tonë. Keni një Lindje të Mesme të sigurt dhe shpresoj të mbetet kështu për shumë kohë”.

Në takim ishin gjithashtu kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, i quajtur nga Trump “mik i botës”, si dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Takimi u zhvillua pa pyetje nga gazetarët.

© Panorama.al

Te lidhura