Trump shpërthen ndaj gazetares së NBC: Ose je budallaqe, ose e korruptuar! Ndërpret intervistën

Jun 7, 2026 | 21:10

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërpreu një intervistë me gazetaren e NBC-së, Kristen Welker, pasi debati mes tyre u tensionua për çështjen e zgjedhjeve në Kaliforni.

trump nbc news

Gjatë emisionit “Meet the Press”, Trump pretendoi se zgjedhjet në Kaliforni janë të manipuluara dhe se ka parregullsi në procesin e numërimit të votave. Kur Welker i kërkoi prova për këto pretendime, presidenti amerikan nuk paraqiti fakte konkrete, duke thënë se bazohej në atë që “shihte dhe dëgjonte”.


Debati u përshkallëzua kur Trump akuzoi gazetaren, median dhe vetë emisionin se janë të korruptuar. “Ose je budallaqe, ose e korruptuar”, i tha ai moderatores, duke refuzuar argumentet e saj se procesi i numërimit të votave në Kaliforni ndjek procedurat e zakonshme të shtetit.

Në fund, Trump vendosi t’i japë fund intervistës. “Le ta lëmë këtu, sepse u mërzita. Faleminderit, e dashur, kalofsh mirë”, tha ai, ndërsa hoqi mikrofonin dhe u largua, pavarësisht përpjekjeve të gazetares për të vazhduar bisedën.

© Panorama.al

Te lidhura