Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish vendet e NATO-s, duke thënë se Amerika është i vetmi vend që shpenzon më shumë për aleancën.
Në një reagim në Truth Social, presidenti amerikan ka nxjerrë shifrat se sa shpenzojnë vendet kryesore, përfshirë Britaninë, Italinë dhe Francën, ndërsa shton se të tjerët, përfshirë Gjermaninë, janë shumë ulët.
“Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër, deri tani, për t’i mbrojtur ato, pa përfituar ndonjë përfitim nga kjo: SHBA 999 miliardë dollarë, Mbretëria e Bashkuar 90.5 miliardë dollarë, Franca 66.5 miliardë dollarë, Italia 48.8 miliardë dollarë, Polonia 44.3 miliardë dollarë. Të tjerët, përfshirë Gjermaninë, janë SHUMË MË TË ULËT. (2014-2025) Qesharake! “, ka shkruar presidenti Trump.
© Panorama.al












