Protesta dhe përplasjet para Kuvendit, QSUT dhe Spitali i Traumës: U paraqitën 15 efektivë dhe 4 qytetarë të lënduar!

Jul 2, 2026 | 16:55

Protesta e ditës së sotme (2 korrik) para Kuvendit nuk ka pasur vetëm të shoqëruar dhe ndaluar me forcë nga Policia, por edhe të lënduar, një pjesë e tyre nga qytetarët.

protestues

Ndërsa ka 20 persona të shoqëruar, nga të cilët 4 mbahen në paraburgim në mënyrë të padrejtë pse hodhën vezë e miell, mësohet se në spitale janë të paktën 19 persona me dëmtime.

Ata që kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë nga të dyja palët.

Sipas të dhënave zyrtare, në Urgjencën e Spitalit të Traumës u trajtuan 14 efektivë policie dhe 2 protestues. Katër prej efektivëve vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe dy protestuesit janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë, në QSUT u paraqitën për trajtim edhe një efektiv policie dhe dy protestues të tjerë. Të tre kanë lënë ambientet e spitalit pas marrjes së shërbimit mjekësor.

Në total, 19 persona morën trajtim mjekësor pas protestës, prej të cilëve 15 janë efektivë policie dhe 4 protestues.

Aktualisht, vetëm katër efektivë policie vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa të gjithë të lënduarit e tjerë janë larguar nga spitalet.

© Panorama.al

Te lidhura