Përpara ndeshjes së raundit të 16-shes së Kupës së Botës midis Meksikës dhe Anglisë, Tomas Tuhel u ka bërë një apel të pazakontë prindërve të tifozëve të rinj anglezë. Duke pasur parasysh kohën e ndeshjes (02:00),, trajneri i “Tre Luanëve” beson se ia vlen të bëhet një përjashtim nga rregullat e shkollës për një herë.

Në Angli, shkollat do të qëndrojnë të hapura deri në javën e tretë të korrikut, por për Tuhel, një ngjarje si Kupa e Botës meriton një trajtim të veçantë.
“Shkruani një arsye pse mungoni në shkollë dhe lërini të shikojnë ndeshjen.”
Gjermani më pas shpjegoi arsyen e ftesës së tij, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në një moment kaq delikat të turneut.
“Ka shumë për të bërë në shkollë, por Kupa e Botës mbahet çdo katër vjet. Le t’i lëmë të shikojnë. Ka një ndeshje shumë të rëndësishme pas katër ditësh dhe kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve, veçanërisht të fëmijëve”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











