“Arrestimet e aktivistëve të paligjshme, SPAK të nisë hetimet”- Avokati Alban Duraj flet nga Komisariati nr.4: Të lirohen menjëherë! Ndryshe revolta popullore do jetë e paparë

Jul 2, 2026 | 16:56

Avokati Alban Duraj foli nga Komisariati nr.4 në kryeqytet, ku po mbahen disa prej aktivistëve të arrestuar sot gjatë përplasjeve te parlamenti.

alban duraj

Avokati u shpreh se arrestimet e tyre janë të paligjshme dhe se SPAK duhet të nisë hetimet në zinxhirin e policisë.

Sakaq, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre, pasi përndryshe revolta popullore do jetë e paparë dhe më e madhe.

Avokati Alban Duraj: Jemi mësuar si është sjellë Rama me ministrat e vet, ministri të ketë ndërgjegje qytetare dhe pastaj ligjore. Qytetarët janë në të drejtën e tyre ligjore. Në rast se nuk respektohet ligji kallëzimi penal dhe SPAK do vijojë hetimin për këto arrestime të paligjshme. Janë shkelur të gjitha kriteret. Lidhur me masën e arrestit.

Kur arrestohet dikush në flagrancë duhet të arrestohet me minimumin e krimit 5 vite burg. Çfarë kanë bërë protestuesit? Ata punonjës policisë që kanë respektuar rregulla të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi penale. Askush nuk do i shpëtojë. I kërkojmë punonjësve të policisë të braktisin urdhrat e paligjshëm. Të mos guxojnë të bëjnë veprime të paligjshme. Nuk kemi asnjë njoftim, është bunker. Ata presin urdhrat. Urdhrat janë politik. Asnjë vepër penale nuk është ushtruar nga protestuesit.

Nuk duhet të kishim asnjë arrestim në flagrancë. E parë nga të gjithë mediat që ka qenë policia që ka provokuar dhe dhunuar protestuesit. Protestuesit janë kundërpërgjigjur, jo në mënyrë proporcianale. Punonjësit e policisë kanë ushtruar dhunë. Kërkesë tjetër, përveç lirimit, kërkojmë edhe nga prokurori i gatshëm që ka këtë çështje të urdhërojë lirimin. Të mos procedojë. Edhe nëse hetohen të hetohen në gjendje të lirë. Kërkojmë që zoti Rama të reagojë në mënyrë të menjëhershme me këto arrestime të paligjshme. Nëse  nuk e bëjnë një gjë të tillë revolta është ligjshme. Policia ka një plan për të penguar protestën e datës 4. Të vendoset lirimi i tyre, ndryshe revolta popullore do jetë më e madhe do jetë e paparë.

© Panorama.al

Te lidhura