Policia arrestoi ditën e sotme disa aktivistë të cilët prej 33 ditësh po protestojnë kundër qeverisë Rama.
Njëri prej tyre është babai i dy fëmijëve të vegjël, njërin prej te cilëve me aftësi ndryshe. Në një video gjatë arrestimit, ai i ka bërë thirrje për ndihmë pasi fëmijët e tij janë vetëm në shtëpi.
Në video dëgjohet të thotë që “spitali i Durrësit të kujdeset për fëmijët e tij në shtëpi, pasi e shoqja është në punë. Më tej ai thekson se ai mund të qëndrojë në burg, por dikush duhet të kujdeset për fëmijët .
Ndërkohë që në rrjete kanë qarkulluar videot e protestuesit, cili në çdo tubim ka marrë më vetë djalin e tij me probleme shëndetësore.
© Panorama.al






















