FOTOLAJM/ Së shpejti prindër për herë të dytë, Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebes

Jul 2, 2026 | 17:06

Çifti i njohur për publikun, Sara Gjordeni dhe Bardhi, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre familjare, teksa shumë shpejt do të mirëpresin fëmijën e tyre të dytë.

sara gjordeni bardhi

Lajmin e shtatzënisë Sara e kishte ndarë më herët me ndjekësit, po tashmë ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po presin.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur se janë në pritje të një vajze tjetër dhe se Nea do të bëhet me një motër.

sara gjordeni bardhi  (1)

Në pamje shihet Nea duke prekur tortën e përgatitur, e cila brenda kishte ngjyrën rozë, duke konfirmuar kështu se familja e tyre do të rritet me një tjetër vajzë.

sara gjordeni bardhi  (11)

Kujtojmë se Sara dhe Bardhi u njohën në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, ku edhe më pas vazhduan romancën e tyre.

sara gjordeni bardhi  (10) sara gjordeni bardhi  (1) sara gjordeni bardhi  (8) sara gjordeni bardhi  (7) sara gjordeni bardhi  (6) sara gjordeni bardhi  (5) sara gjordeni bardhi  (4) sara gjordeni bardhi  (3) sara gjordeni bardhi  (2)

© Panorama.al

Te lidhura