Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Koreja e Jugut ka rënë dakord t’i paguajë 350 miliardë dollarë Shteteve të Bashkuara si kompensim për uljen e tarifave tregtare që i ishin vendosur më parë nga Uashingtoni.
Në një postim në rrjetin X (ish-Twitter), Trump shtoi se mes dy vendeve janë arritur marrëveshje të reja tregtare dhe mbrojtëse, ndërsa Seuli do të nisë blerje masive të naftës dhe gazit amerikan. Ai theksoi gjithashtu se investimet e korporatave dhe biznesmenëve jugkoreanë në SHBA do të kalojnë shifrën e 600 miliardë dollarëve.
Sipas Trump, aleanca ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut është “më e fortë se kurrë”. Ai bëri të ditur se ka dhënë miratimin për ndërtimin e një nëndetëseje me energji bërthamore nga pala koreane, në vend të atyre me motor dizel që përdoren aktualisht.
Në mbyllje të deklaratës së tij, ish-presidenti amerikan e përshkroi udhëtimin në Seul si “të jashtëzakonshëm” dhe vlerësoi kryeministrin e Koresë së Jugut, duke shkruar: “Një udhëtim i shkëlqyer me një kryeministër të mrekullueshëm.”
© Panorama.al












