Presidenti i SHBA, Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit në lidhje me planet e tij për ta vrarë, duke deklaruar se nëse e “prek”, ka urdhëruar për të goditur me 1 mijë raketa Republikën Islamike.
Në një postim në Truth Social, pas paralajmërimit të lëshuar një ditë më parë, lideri i Shtëpisë së Bardhë deklaron se ka dhënë urdhër për të goditur për një periudhë një vjeçare duke shkatëruar krejt Iranin.
“1000 raketa janë të pozicionuara dhe gati për t’u lëshuar, të drejtuara ndaj Republikës Islamike të Iranit, ndërsa mijëra të tjera do të pasojnë menjëherë, nëse qeveria iraniane zbaton kërcënimin e saj, të shprehur në shumë pjesë të botës, për të vrarë ose për të tentuar të vrasë Presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – në këtë rast, MUA!
Urdhrat janë dhënë tashmë dhe Ushtria e Shteteve të Bashkuara është e gatshme, e vendosur dhe plotësisht e aftë, për një periudhë njëvjeçare, me mundësi zgjatjeje, që të shkatërrojë dhe të asgjësojë plotësisht çdo zonë të Iranit.”, ka shkruar lideri amerikan.
© Panorama.al













