Trotuaret, Bashkia: Të lirohen deri më 1 tetor

Sep 19, 2011 | 16:11

TIRANE- Tregtarët ambulantë, lokalet dhe baret kanë afat deri më 1 tetor që të lirojnë hapësirat publike në të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre. Njoftimin e bëri Bashkia e Tiranës, e cila u kërkon tregtarëve, ambulantë, të licensuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e tyre.

“Bashkia e Tiranës, u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti”-thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Këto masa janë ndërmarrë në kuadër të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve, ndërsa nëse nuk respektohet afati 1 tetor, në këtë rast do të ndërhyjë policia bashkiake për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze.

© Panorama.al

Te lidhura