
Tregjet botërore të aksioneve pësuan menjëherë rënie pas një raporti të agjencisë së vlerësimit “Standart & Poor’s” se është gati të ulë vlerësimin për disa vende të eurozonës.
Zërat që Franca dhe Austria në këtë klasifikim të ri të S&P do të humbasin normën “AAA”, bënë që tregjet të pësojnë një rënie të menjëhershme.
Megjithatë, nga raporti pritet që Gjermania nuk do të humbasë normën e saj “AAA”.
Edhe pse lajmi tashmë është shpërndarë në të gjithë agjencitë e lajmeve në botë, S&P nuk ka pranuar të komentojë zërat, ndërsa rreth orës 21:00 pritet një njoftim zyrtar.
© Panorama.al











