
KRUJË- Shpërthimi i një automjeti në Krujë për fat nuk ka shënuar njerëz të lënduar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Derede të Krujës.
Sipas të dhënave të para automjeti që ka shpërthyer ka qenë pronë e një të riu, 25 vjeç. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka të dhëna rreth autorësisë dhe as shkaqeve të ngjarjes.
Nga hetimet e para ka rezultuar se lënda shpërthyese ka qenë tritol, ndërkohë që makina ndodhej e parkuar jashtë murit të banesës.











