Treni përplaset me autobusin e shkollës në Belgjikë, 4 të vdekur, dy prej tyre fëmijë

May 26, 2026 | 11:33

Një autobus që transportonte nxënës për në shkollë u përplas këtë të martë nga një tren në një kalim hekurudhor në Belgjikë.

12

Sipas mediave të huaja, aksidenti raportohet se ka ndodhur në Buggenhout, pak në veri të Brukselit. Ministri belg i mobilitetit, Jean-Luc Crucke, i tha transmetuesit belg RTL se katër persona humbën jetën në aksident, ​​dy fëmijë, shoferi dhe një i rritur tjetër.

Ndersa ministri i Brendshëm i vendit Bernard Quintin shprehu ngushëllimet për jetët e humbura.

“Me hidhërim të madh, mësova për aksidentin tragjik në Buggenhout, ku një autobus shkolle u përplas nga një tren. Mendimet e mia shkojnë me viktimat dhe të dashurit e tyre. U uroj të lënduarve shumë forcë”, shkroi ministri në një postim në X.

Automjeti mbante shtatë nxënës shkolle dhe dy të rritur, raportoi transmetuesi publik lokal VRT. Nga dy të rriturit, njëri ishte shoferi ndërsa tjetri mbikëqyrte fëmijët.

© Panorama.al

Te lidhura