Tre tërmete radhazi shkundin Greqinë, panik te qytetarët! Ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tyre

Jul 5, 2026 | 12:34

Tre tërmete radhazi shkundën sot (5 korrik) Greqinë, teksa ka pasur alram paniku.

termet

Lëkundjet u regjistruan në mëngjes, në zonën më të gjerë detare të Karpathos, pa shkaktuar probleme, ndërsa mezi u ndjenë nga banorët e Karpathos dhe Kasos.

Tërmeti i parë ndodhi në orën 10:13 dhe kishte një magnitudë prej 3.4 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ndodhej 23 kilometra në jug të Karpathos, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Një tërmet i dytë pasoi në orën 11:07, me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter, me të njëjtin epiqendër dhe një thellësi fokale prej 16 kilometrash, informon media greke.

Disa minuta më vonë, në orën 11:11, u regjistrua një dridhje e tretë, me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, me një epiqendër 5 kilometra në jug-jugperëndim (SNNV) të Karpathos.

Sipas vlerësimeve të deritanishme, të tre dridhjet janë pjesë e sekuencës pas-goditjeve të tërmetit me magnitudë 5.2 që ndodhi më 2 korrik në të njëjtën zonë. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme.

© Panorama.al

Te lidhura