Shkodra është tronditur ditën e sotme për shkak se kampioni 16-vjeçar, Dardan Baraku ka humbur jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Pavarësisht trajtimeve, atleti shkodran e ka humbur betejën duke lënë një dhimbje të madhe për familjen, por edhe për komunitetin e atletikës.
Të njohur e të afërm kanë ndarë edhe një postim në rrjet për këtë zi:
“Shkodra humbi një talent të ri të sportit.
Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dardan Barakut, atletit të ri shkodran dhe kampionit të Shqipërisë në garën e 100 metrave për grupmoshën U16.
Përkushtimi, pasioni dhe rezultatet e tij e bënë Dardanin një shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët dhe një krenari për sportin e qytetit tonë.
Në këto momente të dhimbshme, Bashkia Shkodër i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Baraku, të afërmve, miqve, Shoqatës së Atletikës “Vllaznia” dhe gjithë komunitetit sportiv.
Kujtimi i Dardanit do të mbetet përherë i gjallë. U prehtë në paqe”. /Panorama Sport/
© Panorama.al












