“Rama jep dorëheqjen”- Qytetarët nuk dorëzohen, sot mblidhen përsëri në ditën e 36-të të protestës popullore: Ju erdhi fundi, Shqipëri e re!

Jul 5, 2026 | 13:19

Asnjë dorëzim në misionin për Shqipërinë e Re, deri në rrëzimin e këtij sistemi të vjetër politik dhe rrëzimin e qeverisë.

protesta pamjet me dron

Rezistenca popullore kundër kryeministrit Edi Rama nuk do të ndalet.

Sot pritet të mbahet po në orën 19:00, protesta e 36-të masive, ku qytetarët do të derdhen sërish në shesh me kërkesën e panegociueshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.

Paralelisht paradite u mbajt edhe tubimi te Gjykata penale e Tiranës, ku u kërkua lirimi i 21 protestuesve të arrestuar më 2 korrik para Parlamentit.

Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar.

Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”.

Më pas, marshimi madhështor do të zhvendoset drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të kulmojë edhe revolta qytetare.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një; rrëzimi i Edi Ramës.

Organizatorët kanë bërë të qartë se sheshet nuk do të braktisen dhe askush nuk do të tërhiqet pas deri në përmbushjen e plotë të këtij qëllimi.

Përmes mesazhit të prerë dhe të qartë “Ju erdhi fundi”, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë përballje radhazi për të treguar se legjitimitetit të kësaj qeverie i ka ardhur fundi.

© Panorama.al

Te lidhura