Sulmuesi Dardan Vuthaj është prezantuar zyrtarisht nga klubi i Serisë D në Itali.
Bëhet fjalë për Kievo Veronën, ku Vuthaj i është bashkuar pas largimit nga Ligorna.
Rikujtojmë që futbollisti laçjan ka qenë pjesë edhe e Egnatias, por aventura e tij nuk zgjati shumë për shkak se u afrua në korrik dhe u largua në nëntor po të vitit 2024.
© Panorama.al












