KUKES- Një aksident me pasojë 1 të vdekur dhe 4 të plagosur është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Kukës- Morinë.
Aksidenti i regjistrua 10 km larg qytetit verilindor, ne vendin e quajtur “Rrethrrotullimi”, ndërsa policia njoftoi se viktimë ka mbetur Besnik Parllaku, 52 vjeç, shofer në një nga tre makinat e përfshira në aksident.
Osman Velaj, është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 3 të plagosurit e tjerë kanë marrë lëndime të lehta.
Shkak per aksidentin eshte bere makina me te cilen udhetonte viktima, i cili ne nje moment ka humbur kontrollin. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur edhe efektivat zjarrefikese, pasi mesohet se njera prej makinave perdorte si karburant, gazin dhe ekzistonte frika e ndonje shperthimi.
Policia e Kukësit po punon për zbardhjen e aksidentit.
© Panorama.al











