Trafiku i organeve, prokurori i EULEX në Tiranë

Jan 26, 2012 | 10:18

Prokurori udhëheqës i task-forcës speciale për hetime të Bashkimit Evropian, Clint Williamson ka mbërritur në Tiranë. Williamson është pritur nga ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto i cili ka mbështetur punë e bërë nga Prokurori. Haxhinasto është shprehur se EULEX do të ketë juridiksion të plotë për hetimet.

Williamson dp të hetojë lidhur me trafikun e organeve të serbëve ta kapur gjatë luftës mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999.

John Clint Williamson është emëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si prokurori kryesor për të shqyrtuar akuzat se ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), luftetarë besnikë të kryeministrit Hashim Thaçi kanë tregtuar organe të serbëve të vrarë.

Pretendimet për trafikim organesh u shfaqën në vitin 2010, kur Dick Marty, një raportues i Këshillit të Evropës dhe ish prokuror zviceran, nëpërmjet një raporti të tij shprehu dyshimet se të burgosurit  janë çuar në veri të Shqipërisë, ku u janë marrë organet për t’i shitur.

© Panorama.al

Te lidhura