Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin e 6 shtetasve në kaudër të një operacioni kundër trafikut të lëndëve narkotike.
Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësja, Klejda Plangarica tha se shtetasit e arrestuar janë; Ilirjan Haxhi Feçi, 36 vjeç, lindur e banues në Kavajë, Albert Rasim Mahmutaj, 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Gëzim Thoma Vasi, 21 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Lorenc Vasi, 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, S.H, 16 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër dhe Refie Halit Iliazi, vjeç 48, banuese në Durrës.
Sipas policisë arrestimi i tyre është bërë i mundur në sajë të një hetimi disa mujor, ku këta shtetas u kapën në flagrancë në banesën e shtetasit Ilirjan Feçi, në lagjen Nr.2 Kavajë.
Gjatë operacioni policia ka sekuestruar në banesën e tij një sasie prej rreth 26.5 kg lëndë narkotike marijuanë, e ardhur nga Lazarati me destinacion shitjen e saj në tregun ndërkombëtar.
Gjithashtu, janë sekuestruar edhe dy automjete të tipeve Audi A3 dhe BMË, një pistoletë me silenciator dhe një sasi fishekësh, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Refie Iliazi si dhe një sasi monedhash euro.
© Panorama.al











