
TIRANE- Vendoset ekstradimi i te arrestuarit, Altin Kore, i kerkuar ne Amerike per trafik kokaine. Ai u arrestua teksa kthehej nga Turqia, ne Aeroportin e Rinasit, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër-kërkimi ndërkombëtar i shpallur nga Interpol Washington më 3 mars 2011.
Gjykata kishte vendosur masen e sigurise “arrest me burg” me afat 60-ditor per Altin Koren, 35-vjeçarin e akuzuar për trafikimin e 25 kilogramëve kokainë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Gjykatës, afati 2-mujor u përcaktua me qëllim që të kryhen procedurat e ekstradimit të tij drejt kontinentit amerikan.
Ai është shpallur në kërkim pasi në 14 gusht 2008 Gjykata e Teksasit, SHBA, kishte lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij për akuzat e “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.
Në vendimin e masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës ka vlerësuar se shteti amerikan kishte paraqitur të dhëna të mjaftueshme për veprën penale dhe për identifikimin e Kores dhe së rrezikonte ikja e tij.
Kokaina qe transportohej fshihej fillimisht në qirinj që më pas, të ngarkuar në kontejnerë, e me pas transportohej përmes rrugëve detare nga kontinenti amerikan në Europë.
© Panorama.al











