VIDEO/ Trafikonin automjete të vjedhura me qëllim shitjen, sekuestrohen 2 makina me vlerë rreth 105 mijë euro! Shpallen në kërkim dy të rinj

Nov 28, 2025 | 11:25

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia, pasi akuzohen se trafikonin automjete të vjedhura me qëllim shitjen në Shqipëri.

Uniformat blu njoftojnë se kanë sekuestruar 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.

Në kërkim janë shpallur shtetasit:

-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani.

-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari.

Lexo edhe: “Benz GLC” e “Lynk&Co”, trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura, u shpallën në kërkim dy persona

Njoftimi i policisë

Tiranë-Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.

Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.

Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;

Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura