Trafik droge Shqipëri- Kosovë, dy në pranga me 110 kg kanabis

May 13, 2011 | 10:56

KUKES – Trafik droge nga Shqipëria në Kosovë. Policia e Kukësit ka vënë në pranga dy shtetas nga Kosova, të cilët po transportonin me automjetin e tyre një sasi prej 110 kilogram lënde narkotike të llojit marijuanë. Zëdhënësja e policisë së Kukësit, Suada Sula, bëri të ditur se Leonard Kelmendi, drejtues i mjetit tip “MAN” me targa RKS 0378 AJ dhe bashkëudhëtari i tij, Ramë Nikçi nga Peja, u prangosën gjatë kontrollit në Doganën e Morinit. Gjatë kontrolli të kryer, në kamionin e tyre u gjetën tetë qese plastmasi, ku ishte futur lënda narkotike e presuar e tipit hashash. Policia tha se më parë kishte dijeni për një rrjet të transportit të lëndëve narkotikë nga Durrësi në Kosovë dhe për këtë ishte përgatitur dhe operacioni i koduar “Shtegu pa kthim”, ku rreth orës 23:00 u gjet lënda narkotike në rimorkion e kamionit poshtë materialeve të betonit, të cilat po transportoheshin në emër të një firmë private në Pejë të Kosovës. Të dhënat e para flasin për një rrjet Kosovë -Shqipëri, ndërkohë që Policia e Kukësit ka nisur bashkëpunimin edhe me Policinë e Kosovës për të zgjeruar rrethin e hetimeve. Mësohet se policia kishte arritur të siguronte të dhëna në rrugë operative për rrjetin e trafikut të drogës, ndaj dhe ndaloi automjetin për të kryer një kontroll.              j.h

© Panorama.al

Te lidhura