Trafik droge dhe grabitje në Itali, arrestohet shqiptari, nën hetim 3 ‘mysafirët’! Shtëpia depo e mallrave të vjedhur, gjenden armë, ora luksoze, radio marrëse dhe…

Dec 14, 2025 | 11:47

Karabinierët e stacionit të Fabbricos në Itali, arrestuan një shqiptar 30-vjeçar në fundjavë ndërsa po drejtonte një makinë të vogël, pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme kokainë, hashashi dhe marijuanë.

itali vjedhje shqiptari

Gjithashtu gjatë kontrollit iu zbuluan edhe rreth 2000 euro në cash, një pistoletë bosh dhe një peshore precize.

Bastisja pasuese e shtëpisë së tij në Fabbrico, ku ai strehon tre bashkatdhetarë, çoi në zbulimin e mallrave të ndryshme të vjedhura, një pistoletë të dytë lodër, një makine Mercedes CLA me targa shqiptare, dy palë targa të klonuara , radio marrëse-dhënëse, të gjitha të cilat tani janë sekuestruar.

Shqiptari u arrestua me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre, në dispozicion të Prokurorisë së Reggio Emilia-s. Gjatë aksionit u sekuestruan 100 gramë drogë.

Tre miqtë e tij, të moshës 31, 32 dhe 37 vjeç, mysafirë, do hetohen për bashkëpunim në marrjen e mallrave të vjedhura dhe posedim të mjeteve të vjedhjes me thyerje.

“Karabinierët ndaluan shqiptarin në Via Matteotti në Fabbrico, teksa ai po ngiste makinën e tij Opel Corsa. Gjatë kontrollit në vendngjarje u zbuluan gjithsej 57 gramë marijuanë , 45 gramë hashash dhe 4 gramë kokainë”, informon media italiane.

Karabinierët gjetën gjithashtu gjashtë orë dore, përfshirë një Rolex, shumë monedha të huaja, shishe parfumi, si dhe pajisje për të kryer vjedhjet.

Gjithashtu, siç u përmend, u sekuestruan një armë lodër e dytë që ishte në dispozicion falas, një replikë e një Glock, një Mercedes CLA me targa shqiptare dhe dy palë targa të klonuara.

© Panorama.al

Te lidhura