Topi,partive:Transparencë e shpejtësi në numërim

May 11, 2011 | 15:35

TIRANE- Presidenti i vendit, Bamir Topi i ka quajtur zgjedhjet e 8 majit, nje progres në standardet për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe ka kerkuar permbyllje dinjitoze te numerimit, duke lene menjane alibite e pengesat per zgjatjen e procesit. Sipas tij, cdo vonese eshte ne dem te integrimit.

Ne deklaraten publikuar ne faqen zyrtare te presidences, theksohet se kreu i shtetit vlereson pjesemarrjen e larte dhe sjelljen qytetare.

“Me pjesëmarrjen e lartë dhe sjelljen qytetare, zgjedhësit shqiptarë dëshmuan maturi dhe ndjeshmëri për t’u dhënë të gjithë besimin dhe integritetin e nevojshëm procesit zgjedhor. 8 Maji ishte një ditë normale votimi. Qytetarët e thanë fjalën e tyre, e shprehën vullnetin e tyre, bënë zgjedhjet më të mira për ta. Tani është përgjegjësia politike e administrimit bipartiak të zgjedhjeve, që të dëshmojë vullnet të qartë politik për të respektuar votën qytetare. Çdo vonesë, pengesë apo alibi për të zgjatur mbylljen e procesit të numërimit tërësor të votave është e dëmshme për integritetin e procesit dhe frymën kushtetuese të shprehjes së sovranitetit të popullit”- tha Topi.

Presidenti i vendit, u kërkon publikisht partive politike dhe përfaqësuesve të tyre zgjedhorë, si dhe institucioneve ligjore të përfshira në proces, që me transparencë, shpejtësi dhe përgjegjësi të përmbyllin procesin e administrimit të votave.

© Panorama.al

Te lidhura