Topi-Volfart: Vijim i dialogut, realizim reformash

Jan 19, 2012 | 12:57

TIRANE- Vijimi i dialogut konstruktiv dhe realizimi në kohë i reformave të kërkuara nga një vend që synon integrimin në BE kanë qenë në qendër të takimit të sotëm mes Presidentit Bamir Topi me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Eugen Volfart.

Topi theksoi në këtë takim “domosdoshmërinë për dialog konstruktiv ndërpartiak, konsensus e komunikim funksional institucional të të gjithë faktorëve e aktorëve politikë në vend, duke vënë në dukje nevojën e realizimit të reformës zgjedhore, të asaj në drejtësi, sidomos miratimit të Gjykatës Administrative në mënyrë që të përmbushen të gjitha kriteret e rëndësishme të një vendi demokratik që synon integrimin zyrtar në familjen evropiane”.

Ndërkohë Ambasadori Eugen Volfart, duke i shprehur Topit mbështetjen e mëtejshme e të palëkundur ushtrimin e mandatit të tij në respekt të Kushtetutës e ligjeve në fuqi, duke vënë njëkohësisht në pah rëndësinë që të gjitha palët duhet të shënojnë përparim konstruktiv me reformën zgjedhore dhe reformat e tjera të nevojshme që i shërbejnë interesave madhore të popullit shqiptar.

“Ata ndanë të njëjtat mendime për rëndësinë e bashkëpunimit politik institucional mes palëve, në mënyrë që të zbatohen standardet perëndimore të drejtësisë e të demokracisë dhe të arrihen rezultatet e duhura në funksion të realizimit të të gjitha aspiratave madhore të shtetasve shqiptarë dhe Shqipërisë”- thuhet ne njoftimin e Presidences.

© Panorama.al

Te lidhura