
TIRANË- Presidenti Bamir Topi ka ngushëlluar familjarët për ndarjen nga jeta në moshën 91-vjeçare të filologut, poetit, studiuesit dhe pedagogut të letërsisë së lashtë latine e greke, Muzafer Xhaxhiu.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, Topi ka konsideratën më të lartë personale dhe institucionale për profilin njerëzor dhe akademik të Profesor Xhaxhiut!
“Në kujtesën e të gjithë të atyre që për dekada me radhë patën fatin ta njohin qoftë si poet, si filolog apo akademik, qoftë si pedagog në Universitetin e Tiranës, Profesor Muzafer Xhaxhiu do të mbetet i pashlyeshëm për virtytet e rralla njerëzore, për personalitetin e spikatur dhe për përkushtimin e pasionin ndaj studimit të letërsisë dhe përgatitjes së brezave të tërë letrarësh e shkrimtarësh, të cilët i brumosi me dashurinë për artin e bukur të të shkruarit”- shkruhet në mesazh.
Sipas Topit, ndarja e tij nga jeta ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e të afërmit, por edhe për bashkësinë akademike dhe letrat shqipe.
Xhaxhiu u nda dje nga jeta ne moshen 91 vjecare. Pjese e krijimtarise se tij te gjere jane “Lirikat” në vitin 1957 deri në “Këngët e Mjellmës”, botim i vitit 1999. Ndërsa, dy nga veprat e tij më të spikatura janë “Letërsia antike greke” dhe “Letërsia romake”.
© Panorama.al











