Topi:Pranoni rezultatin,OSBE:Kujdes numërimi

May 8, 2011 | 14:19

PETRELE- Presidenti i vendit ka apeluar nga Petrela per proces te qete, shmangie te incidenteve dhe zbatimin e rregullave te demokracise; te respektohet vullneti i popullit dhe te pranohet rezultati.

Deklarata eshte bere nga Petrela, ku kreu i shtetit ka shoqeruar ne nje vizite kreun e prezences se OSBE-se, ambasadorin Eugen Wollfarth.

“Kjo ditë të përjetohet si festë dhe të shmangen incidetet në zgjedhje. Kjo ditë duhet të jetë jashtë deklaratave për tensioneve, dhe se nuk kanë rëndësi episodet e vogla por pjesëmarrja masive”- tha Topi.

Sipas tij, qytetarët duhet te lihen te votojne te qete ne menyre qe ta japin voten aty ku ata duan. Nderkohe ambasadori i OSBE-se ka kerkuar qe kjo dite te perjetohet si feste.

“ Zgjedhjet kanë filluar mirë, dhe se presim një ditë të qetë sot”- ka thene ai, duke shtuar se do te ndiqet me kujdes procesi i numerimit, pasi sipas tij ai eshte shume i rendesishem.

© Panorama.al

Te lidhura