Topi, apel për numërimin: Shpejtësi, korrektesë

May 13, 2011 | 16:37

TIRANE- Presidenti i vendit,  Bamir Topi, ka perseritur sot te njejtin apel per permbyllje te shpejte e transparent te procesit te numerimit te votave.

Ne takimin e zhvilluar me delegacionin parlamentar të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, ne prani edhe te ambasadorit hollandez në vendin tonë, Henk Van Den Dool, eshte diskutuar edhe per situaten paszgjedhore ne vend.

Sipas Topit, eshte e rendesishme “përmbyllja sa më të shpejtë dhe korrekte të procesit të numërimit të votave që pasqyrojnë shprehjen e qartë të vullnetit të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet vendore të 8 majit, në mënyrë që Shqipëria të hedhë edhe një hap tjetër përpara drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian.”

Ne takimin e sotem u vleresuan marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe u theksua domosdoshmeria e rritjes dhe thellimit edhe më tej.

Në këtë kuadër, Presidenti Topi vuri në dukje se “rritja e bashkëpunimit në fushën e rëndësishme të diplomacisë parlamentare, nxit ndjeshëm dialogun parlamentar dhe forcon institucionet e pavarura”.

Delegacioni parlamentar i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta shprehu përkrahjen dhe mbështetjen për përpjekjet integruese të Shqipërisë në familjen evropiane, “si një perspektivë e qartë në interes edhe të vetë Evropës”.

© Panorama.al

Te lidhura