Presidenti i Republikës, Bamir Topi vlerësoi raportet e mira me Hondurasin gjatë një konference të përbashkët për shtyp, me presidentin e këtij vendi, Porfirio Lobo Sosa
Sipas Topit raportet diplomatike janë dinamike, edhe pse gjeografikisht ndodhemi larg.
“Kemi bashkëpunuar dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në kuadrin e OKB-së, por edhe të mjaft projekteve të tjera që janë në interes të dy vendeve.”- tha presidenti.
Ekonomia, turizmi, shkëmbimet kulturore ishin tema të tjera të cilat kanë qenë në qendër të bisedimeve mes Topit dhe Sosas.
Presidenti vlerësoi, se për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, është edhe hapja e kosnullatave diplomatike në të dy vendet.
Ndërkaq, presidenti i Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa vlerësoi zhvillimet e shpejta ekonomike të Shqipërisë.
“Kemi patur mundësinë të admirojmë dinamikën e zhvillimeve të shpejta të vendit tuaj. Ju përgëzojmë për këtë.”- tha Sosa.
Çështja e Kosovës u prek gjerësisht nga Sosa, ku përsëriti vullnetin e vendit të tij për të mbrojtur të drjejtën e popullit të Kosovës, për të patur një shtet të lirë dhe të pavarur.
© Panorama.al











