Topi ngushëllon familjen Mula: Humbje e madhe

Dec 22, 2011 | 12:34

TIRANE- Presidenti, Bamir Topi permes nje mesazhi ka ngushelluar sot familjen Mula, per humbjen e Nina Mules.

“Bashkë me humbjen tuaj shpirtërore, skena shqiptare dhe arti operistik shqiptar humbën sopranon e talentuar dhe të shquar ndër vite për origjinalitetin dhe temperamentin artistik, por edhe një njeri tepër të dashur, të drejtpërdrejtë e të sinqertë”- thuhet ne mesazhi e Topit.

Topi ka vleresuar se në panteonin e personaliteteve me një kontribut të jashtëzakonshëm për artin shqiptar, Nina Mula do të mbetet e skalitur si një grua fisnike, e cila me veçoritë e jashtëzakonshme vokale, me sharmin dhe individualitetin artistik dhe me përkushtimin ndaj profesionit, bëri për vete zemrat e publikut shqiptar, si soliste e Teatrit të Operës dhe Baletit, por dhe si një pedagoge e shumë brezave artistësh të skenës operistike.

“Kujtimi i ndritur i Nina Mulës do të ruhet i tillë përgjithnjë në zemrat e të afërmve, të miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve, si dhe të mbarë publikut artdashës, të cilit ajo, gjatë gjithë jetës së saj, i dhuroi shpirtin”, – shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi

© Panorama.al

Te lidhura