DIBER- Kreu i shtetit, Bamir Topi ne kete 5 maj ka nderur nga Dibra deshmoret e atdheut.
Ai vendosi kurora me lule dhe beri homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Sipas Topit, vepra e të rënëve për liri ka në thelb vlerat e patriotizmit dhe të atdhedashurisë.
“Erdha të përkujtoj 5 Majin në Dibër, pasi ky qark shquhet për patriotizëm. Vlerësoj veprën e dëshmorëve që nderohen sot në mbarë Shqipërinë”, tha Topi.
Kreu i vendit shoqërohej në këtë ceremoni nga autoritetet e bashkisë dhe komunave të qarkut të Dibrës.
© Panorama.al











