Topi,medias: Komunikimi im i fundit si President

Dec 22, 2011 | 12:35
Presidenti Bamir Topi

TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi gjate takimit per festat e fundvitit me përfaqësues të medias, botues e gazetarë, ka deklaruar se ky eshte komunikimi i tij i fundit me median nga posti qe mban, duke lajmeruar keshtu mosrikandidimin e tij .

“Besoj që në ritualin e këtyre takimeve, ky i sivjetshmi padyshim që është i fundit në cilësinë time si President, pasi, sot një vit, dikush tjetër do të jetë në këtë pozicion institucional. Kam qenë gjithmonë inkurajues i këtyre rrotacioneve të natyrshme, sidomos i një shoqërie si e jona që, për shkak të specifikave, vende që dalin nga izolime të thella në një tranzicion ndoshta të vështirë, nga ana tjetër, vende si i yni kanë patur një zhvillim dinamik shumë të fortë. Dhe kjo e ka shoqëruar jetën e politikës, jetën e institucioneve shqiptare dhe të medias gjithashtu”- ka thene Topi ne nisje te fjales se tij.

Ai falenderoi median dhe ne emer te shqiptareve nga pozicioni qe i jep Kushtetuta kerkoi “Media më të lirë, pavarësi nga politika, më shumë profesionalizëm dhe më të besueshëm për njerëzit”.

Topi, duke pranuar se nuk është dita e kritikave, por e përshëndetjes për arritjet nuk ka lënë pa dhënë edhe mesazhe. “Në emër të qytetarëve, ju falënderoj për gjithçka dhe ju inkurajoj që 2012 të jetë i suksesshëm për të gjithë, për të realizuar ëndrrën madhe për të marrë statusin e vendit kandidat, ku ju jeni kontribues të mëdhenj”- tha Topi.

Sipas tij, krahas zhvillimit të medias, ka edhe relativitet, edhe konkurrencë, por bashkë shkojnë në sintoni edhe me problemet e vendit. “Media duhet të jetë vetvetja, duhet të ketë më shumë pavarësi, profesionalizëm dhe atë që ndoshta ne për hir të elegancës nuk e themi, publiku e thotë. Ata janë të aftë të bëjnë diagnozën, edhe simptomave që shikohen edhe në media, ku militantizmi i verbër i ngjitet politikës, e bën atë jo të ngrihet në pozicionin e saj, interprete e problemeve, por janë bashkë udhëtarë duke e kthyer median në instrument të denatyruar nga misioni i informimit të drejtë publik”- tha Topi.

Ai shtoi me tej, se njerëzit duan media të lirë e të pavarur duke nisur nga institucioni që e ka detyrim kushtetues RTVSH.

© Panorama.al

Te lidhura