Topi me diplomatët: Sfida e vitit, statusi kandidat

Jan 20, 2012 | 11:35
Presidenti Bamir Topi

DURRES- Kreu i shtetit, Bamir Topi ka cilesuar si prioritet te ketij viti per vendin, marrjen e statusit kandidat per ne BE, nderkohe qe ka perseritur apelin per reflektim te klases politike dhe vijim te dialogut.

Deklarata eshte bere sot, gjate pritjes ne Durres, qe presidenti Topi dha per trupin diplomatik te akredituar ne vendin tone.

“Zhvillimet pozitive të muajve të fundit në drejtim të dialogut politik janë shenja pozitive. Ato erdhën pas një periudhe të gjatë konfliktualiteti politik, që dëshmoi qartësisht nevojën jetike për kalimin nga institucionet e brishta demokratike dhe në një demokraci funksionale e të qëndrueshme, një politikë të re në vizion, mentalitet e sjellje”- tha Topi.

Ne fjalen e mbajtur me kete rast, Topi vlerësoi rolin e padiskutueshëm të ambasadorëve për Shqipërinë dhe theksoi se viti 2012 eshte një vit jubile për të gjithë shqiptarët.

Ai ka vleresuar vitin e shkuar si nje vit me arritje pozitive ne politiken e jashtme dhe theksoi domosdoshmerine e perparimit te reformave te kerkuara per integrimin.

© Panorama.al

Te lidhura