Topi- Mcllwham: Po dëmtohet imazhi e integrimi

May 20, 2011 | 14:11

TIRANE- “Situata e tensionuar në vend po dëmton jo vetëm aspiratën integruese evropiane të Shqipërisë, por edhe imazhin e saj në botë” Ky ishte qëndrimi i përbashkët i presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe ambasadores së Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mcllwham.

Presidenti Topi dhe ambasadorja Mcllwham zhvilluan sot një takim pune, ku në qendër të bisedës së tyre ishte situata paszgjedhore ne Shqipëri.

Mcllwham vlerësoi rolin,  siç e quajti ajo, konstruktiv të presidentit Topi, ndëra ky i fundit nëvizoi se duhet ruajtur qetësia, vetëpërmbajtja, rendi publik si dhe se duhet gjetur ekuilibri i nevojshëm që vendi të mos rrëshqasë në tensione të panevojshme politike.

“Këto do të ishin të mundura vetëm nëpërmjet zbatimit me rreptësi të ligjeve dhe respektimit të pavarësisë së institucioneve kushtetuese nga kushdo.” – theksoi Topi

Topi dhe Mcllwham shprehën keqardhjen e tyre për anulimin e vizitës së planifikuar të Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo në Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura