
Çmimi prestigjioz i lojtarit më të mirë në botë për vitin që shkoi i është akorduar argjentinasit të Barcelonës, Lionel Mesi, për të tretin vit radhazi, duke mundur kësisjoi në fazën finale Kristiano Ronaldon dhe Ksavin. Në këtë mënyrë, Lionel Mesi arrin ish-yllin e Juventusit, Mishel Platininë, që e ka fituar këtë trofe tri herë radhazi, por edhe Van Bastenin dhe Krujfin, që kanë në palmaresin e tyre po kaq “Topa të Artë”. Më i miri në rolin e vet, si trajner, është shpallur edhe Pep Guardiola, “mbreti” i trajningut për vitin 2011. Nejmar ka fituar cmimin “Pushkash”, për golin më të mirë.
Më shumë lexo në panoramasport.com.al











