Presidenti i Republikës, Bamir Topi njoftoi sot dekretimin e katër kërkesave të ministrisë së Mbrojtjes për nxjerrjen në rezervë , lirimin dhe shkarkimin e disa funksionarëve të lartë të Forcave të Armatosura.
Presidenti Top kai dekretuar nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë, Gjeneral Major Maksim Hamza Malaj. Nxjerrjen në rezervë të oficerit me gradë madhore Gjeneralmajor Arian Zaimi, me detyrë këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes. Shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë të Komandantit të Forcave Detare, Kundëradmiral Kudret Çela, si dhe shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të Zëvendëskomandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneralbrigade Vladimir Qiriazi.











