
TIRANË- Një ditë pas rrëzimit të dekretit të tij për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nga Kuvendi me votat e maxhorancës ka reaguar kreu i shtetit Bamir Topi.
Presidenti ka shprehur keqëardhje që Parlamenti nuk mori në konsideratë dekretin e tij dhe e hodhi atë poshtë, duke vulosur kështu miratimin e një ligji, cilësuar prej tij me disa probleme.
Sipas Topit, ligji për mbetjet tashmë nuk është më cështje e politikës, por një cështje e qytetarëve.











