TIRANE- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli uroi të gjithë besimtarët për Krishtlindje.
Në mbarim të vizitës së saj në Kishën Ortodokse, Topalli tha për mediat se Krishtlindja së bashku me Vitin e Ri janë festat më të bukura.
“Po të reflektojmë, festa është ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër, kapërcimi i të pamundurës. Kjo është një ditë e bekuar, për të bërë të mundur atë që në fakt duket e pamundur. Gjatë gjithë historisë, shqiptarët kanë bërë të mundur atë që është dukur e pamundur.”- tha Topalli.
Ajo dërgoi një urim për të gjithë shqiptarët kudo ku janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, dhe kudo tjetër.
Një urim të veçantë kryetarja e Parlamenti rezervoi edhe për ushtarët shqiptarë të cilët janë me misione paqeruajtëse në Afgnistan dhe vende të tjera.
© Panorama.al











