Topalli takone një delegacion nga Bundestagu gjerman

May 5, 2011 | 18:55

TIRANE- Kryetarja  e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim anëtarët e komisionit të punëve të brendshme të Bundestagut Gjerman, njërit prej komisioneve më të rëndësishëm të Bundestagut.

Biseda mes tyre u përqëndrua tek thllimi i bashkëpunimit me Gjermaninë si donatori kryesor i Shqipërisë, jo vetëm në terma ekonomikë, por edhe politikë e diplomatikë.

“Është e pazakontë që opozita nuk ka qenë e pranishme në seancat parlamentare,  dhe jemi të ndërgjegjshëm për efektet që kjo sjell.”- citon zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësuesit gjerman.

Kryeparlamentarja Topalli, në fjalën e saj e vuri theksin tek arritjet në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe e njohu delegacionin me reformat legjislative dhe ecurinë pozitive të Shqipërisë në reformat ekonomike, ligjore e politike.

Duke iu referuar zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-s dhe zgjedhjeve të pritshme vendore, Topalli theksoi se “Zgjedhjet e pergjithshme ishin më të mirat e zhvilluara në Shqipëri dhe jemi të angazhuar që këto zgjedhje të jenë edhe më dinjitoze, të qeta e të ndershme”

© Panorama.al

Te lidhura