Topalli, opozitës: Integrimi kërkon votën tuaj

Sep 22, 2011 | 16:17

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i kërkoi opozitës sot që ta jëp votën e saj për axhendën e integrimit, pasi sipas saj, ajo kërkon votën tuaj.

“Endrra e shqiptarëve sot varet nga vota juaj. Aspirata e shqiptarëve ju thërret në detyrë, si shqiptare ju ftoj me seriozitet që të votoni ligjet që keni para. Sytë e shqiptarëve janë drejtuar nga kjo sallë. Çdo deputet mban përgjegjësi, ne sot duhet të votojmë bashkë. Të ndalim shfaqjen politike, të votojmë për statusin”- tha ajo.

Topalli tha më tej, se duhet të punojmë bashkë, dhe sipas saj, kjo është e mundur.

“Ne jemi shqiptarë, le të jemi të ndershëm, ne dimë të punojmë, ne rrimë bashkë me njëri-tjetrin, ne jemi të hapur për t’ju dëgjuar, në do t’i shqyrtojmë propozimet, edhe ndryshimin e rregullores. Integrimi nuk kërkon kushte, duhet të rrisim standartet. Ne nuk vendosim kushte për Shqipërinë, ne jemi europian”- tha kryeparlamentarja.

© Panorama.al

Te lidhura