TIRANË- “Vit të suksesshëm, të reformave të mëdha, zhbllokuar pas dy vitesh bojkoti te opozites dhe mbyllje me një bilanc pozitiv”. Kështu e ka quajtur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli punën e bërë gjatë një viti. Duke falënderuar mediat për pasqyrimin, administratën për ndihmën e dhënë dhe gjithë deputetët për punën e bërë në kuadër të detyrës së tyre kushtetuese, Topalli ka inkurajuar për bashkëpunim të mëtejshëm në të mirë të së ardhmes së vendit.
“Me krenari them se së bashku me kolegët kemi bërë punë të madhe, bilanc pozitiv të miratimit të ligjeve dhe reformave që kanë bërë të mundur që Shqipëria të shohë pozitivisht nga e ardhmja. Axhenda ka pasur vetëm një bosht themelor me emrin reforma. Mund të them me krenari që ne përjetojmë përjetësimin e reformave, i kemi qëndruar një besimi të plotë që kemi që është kushtetuta dhe parlamentarizmi, ligji themeltar mbi të cilin bazohet veprimtaria e institucioneve dhe pushteteve në vend, pavarësisht se në një kohë të caktuar është sfiduar, sot them se qëndrimi ynë ka qenë i drejtë, bazohet në Kushtetutë, për të mbrojtur atë në cdo rast e situatë dhe si republikë parlamentare për të mbrojtur parlamentarizmin”- tha ajo.
Sipas saj, nga 17 janar 22 dhjetor janë miratuar 219 akte, nga të cilat ligje, marrëveshje, rezoluta etj. ” Gjatë kësaj periudhe kemi zhvilluar 38 seanca publike në 155 orë debat parlamentar. Gjatë shqyrtimit të çështjeve në rend dite deputetët kanë bërë 870 diskutime. Vetëm sesionin e fundit ministrat i janë përgjigjur 990 pyetjeve të deputetëve. Kemi patur nëntë interpelanca me anëtarë të Këshillit të Ministrave”- tha me tej kryeparlamentarja.
Ajo ka vleresuar marreveshjen mes PD dhe PS per reformat. “Ndonjeherë ka pasur momente përlasje personale të papranueshme, por tani që u kthye opozita ky ka qenë moment kushtetues me rëndësi, detyrimet që deputeti i duhet për miratimin e ligjeve me rëndësi. Jam e kënaqur se javën e fundit është ngritur komisioni i reformës zgjedhore, i uroj punë të mbarë”- tha Topalli.
© Panorama.al











