Tokio nuk është më qyteti më i populluar në botë! Ja cili është i pari në listë

Nov 28, 2025 | 11:29

Xhakarta është tani qyteti më i madh në botë, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara, me rreth 42 milionë banorë.

tokio

Raporti “Perspektivat e Urbanizimit Botëror 2025”, është përditësimi i parë që nga viti 2018, kur Tokio ishte qyteti më i madh në botë dhe Xhakarta renditej e 33-ta.

Sot, Tokio renditet i treti me 33 milionë banorë, ndërsa Daka në Bangladesh është e dyta me 40 milionë. I vetmi qytet jashtë Azisë që hyn në dhjetëshen e parë është Kajro në Egjipt.

Ajo që vlen të përmendet është se Daka pritet të bëhet qyteti më i madh në botë deri në mesin e shekullit, sipas OKB-së.

Nga ana tjetër, Tokio parashikohet të bjerë nga vendi i tretë në vitin 2025 në të shtatin në vitin 2050.

© Panorama.al

Te lidhura