Tmerr në Meksikë, gjenden 10 trupa të pajetë në Zacateca, dyshohet se janë viktima të luftës mes karteleve Jalisco dhe Sinaloa!

Jul 19, 2026 | 8:42

Autoritetet meksikane gjetën dhjetë trupa të shtunën në shtetin e Zacatecas, i cili u përfshi nga një valë dhune midis viteve 2021 dhe 2022 për shkak të një përplasjeje midis organizatave kriminale për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës.

meksike

Trupat u gjetën në komunat e Morelos, Panuco dhe Sain Alto, pa specifikuar se cili ishte motivi i vrasjeve ose kush besohet të jenë të dyshuarit.

Meksika, ku bandat që merren kryesisht me trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore janë një plagë e përhershme, ka një nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë.

Analistët vërejnë se bandat, veçanërisht Kartelet e Gjeneratës së Re Jalisco dhe Sinaloa, vazhdojnë të përleshen, kryesisht për kontrollin e territorit dhe rrugëve fitimprurëse dhe strategjike të trafikimit të drogës.

© Panorama.al

Te lidhura