Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, ka konfirmuar se do të nënshkruajë amendamentin kushtetues që i jep fund mandatit të tij si kreu i shtetit.
Amendamenti u miratua së fundmi nga ligjvënësit hungarezë dhe është pjesë e përpjekjeve të qeverisë së re të kryeministrit Peter Magyar për të shkëputur institucionet nga ndikimi i ish-kryeministrit Viktor Orban dhe aleatëve të tij.
Sulyok, i konsideruar një aleat i Orbanit, kritikoi ndryshimin kushtetues, por deklaroi se do të respektojë detyrimin e tij ligjor dhe do ta firmosë atë. Sipas ligjit të ri, mandati i tij përfundon menjëherë, ndërsa kryetarja e parlamentit, Agnes Forsthoffer, do të marrë përkohësisht detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e një kreu të ri të shtetit.
Kryeministri Peter Magyar e përshëndeti largimin e Sulyokut, duke e cilësuar atë si një hap drejt ndryshimeve të premtuara pas 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbanit.
Ndërkohë, debati politik në Hungari vijon të jetë i fokusuar te reformat institucionale dhe akuzat për korrupsion e përqendrim të pushtetit gjatë qeverisjes së Orbanit.
© Panorama.al












