FOTOLAJM/ Finalja e madhe e Botërorit 2026, spektakël madhështor nga Madonna, BTS, Jusitin Bieber dhe Shakira

Jul 19, 2026 | 22:47

Miliona tifozë në të gjithë botën po ndjekin finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, ndërsa për herë të parë në historinë e turneut, në pushimin mes dy pjesëve u zhvillua një spektakël madhështor muzikor.

kupa e botes shakira

Në skenën e ngritur për këtë rast performuan disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore, duke e kthyer pushimin e finales së Botërorit 2026 në një nga momentet më të ndritura të gjithë organizimit.

E para që u ngjit në skenë ishte Madonna, e cila hapi spektaklin me këngën “Music”. Ylli i pop-it mbërriti në fushë me një makinë ku ndodheshin edhe Ronaldo dhe Ronaldinho, për të dalë më pas së bashku në stadium.

kupa e botes madona (2)

Shfaqja vijoi me një performancë të frymëzuar nga “The Muppet Show”, si dhe me dirigjentin Gustavo Dudamel. Më pas ishte radha e grupit koreano-jugor BTS, që interpretoi hitin “Dynamite”.

kupa e botes BTS (1)

Në fushë u shfaq edhe aktori Jason Sudeikis, i njohur nga seriali “Ted Lasso”, ndërsa Justin Bieber interpretoi këngën “Everything Hallelujah”, duke luajtur njëkohësisht edhe në kitarë.

justin bieber kupa e botes (3)

Shakira performoi këngën zyrtare të Botërorit, “Dai Dai”, së bashku me Burna Boy, ndërsa në fund të interpretimit përqafoi disa fëmijë në fushë.

kupa e botes shakira (2)

Në ekranet gjigante të stadiumit u shfaq legjenda e futbollit Pelé, ndërsa në fushë u panë edhe personazhet e njohur Miss Piggy dhe Kermit.

Spektakli kishte edhe një karakter bamirësie, pasi një pjesë e të ardhurave do të shkojë për financimin e programeve arsimore që zhvillohen nga FIFA dhe organizata Global Citizen.

kupa e botes madona (3) kupa e botes madona (5) kupa e botes bts1 kupa e botes BTS (2) justin bieber kupa e botes (2) justin bieber kupa e botes (1) kupa e botes shakira (3) kupa e botes shakira (1) kupa e botes shakira (5) kupa e botes madona (1)

© Panorama.al

Te lidhura