Xhani Infantino ka mbështetjen zyrtare të më shumë se 200 vendeve për rizgjedhje si president i FIFA-s, pavarësisht klimës së trazirave që ka shpërthyer që nga skandali rreth pezullimit të Folarin Balogun.
Sipas gazetës “The Guardian”, vetëm një numër i vogël vendesh anëtare të FIFA-s duhet të dërgojnë letra mbështetjeje për Infantinon, i cili është në rrugën e duhur për t’u votuar për një mandat të katërt me një shumicë dërrmuese votash në kongresin e FIFA-s në mars.
Një numër i vogël vendesh evropiane janë ndër vendet e përjashtuara, me Gjermaninë si federatën e futbollit me profilin më të lartë që ende nuk ka ofruar mbështetje zyrtare.
PANORAMASPORT.AL











